Basketball Të tjera

Boston bën ligjin në Lindje, fitojnë Denver e Orlando

Boston vijon të dominojë renditjen e Konferencës së Lindjes, duke regjistruar sot fitoren e 35-të sezonale në NBA, pas triumfit 113-106 ndaj New Orleans. Një ndeshje që në shumicën e kohës u dominua nga skuadra mike, por në fund Celtics arriti të përmbysë shifrat, falë 27 pikëve të Irving. Për New Orleans u dallua Davic me 45 pikë e 16 rebaund, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton edhe Portland, që mundi 118-111 Phoenix, në një tjetër ndeshje me rivalitet, sidomos në minutat e fundit.

Lillard me 31 pikë e McCollum me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i të pavlefshme 43 pikët e Booker për miqtë. Orlando korri suksesin e 14-të sezonal, pas fitores 108-102 ndaj Minnesotës, me Fournier që realizoi 32 pikë, ndërsa Denver mundi 105-102 Dallas, me tri lojtarë që eralizuan mbi 20 pikë: Jokic 29 pikë e 18 rebaund, Harris 25 dhe Barton 22 pikë.

REZULTATET E SOTME

Orlando – Minnesota, 108-102

Boston – New Orleans, 113-106

Denver – Dallas, 105-102

Portland – Phoenix, 118-111

Related posts

Të drejtat televizive, pesë shtete dalin kundër një detaji

Q.Autor

“K SPORTS HOLDING”/ Khabib dhe legjenda Seedorf themelojnë një shkollë unike futbolli

Delo.autor

GRAND SLAM “US OPEN”/ Rafael Nadal kualifikohet pa luajtur, tërhiqet kundërshtari…

Delo.autor

Leave a Comment