Futboll Premier League Sport

Vizimi ekstra në “Old Trafford”/ Zbulohet e vërteta e fshehur pas teorive konspirative…

Vizim i veçantë i fushës së blertë në “Old Trafford” ka çuditur jo pak shikuesit e pranishëm në stadium, por edhe ata nga televizori që ndiqnin supersfidën e së martës në Champions League mes Manchester United dhe Juventus. Një element ekstra në Manchester që nuk konstatua në asnjë impiant tjetër ku luheshin ndeshjet e tjera të vlefshme për takimet e treta të grupeve.

Të shumta ishin teoritë konspirative që mbushën rrjetin, pa përjashtuar kurrsesi edhe aludimin për një strategji sekrete të Mourinhos, për të çpërqendruar Juventus, e për të favorizuar “Djajtë e Kuq”. Nën trysninë e të interesuarve, nuk ka munguar edhe versioni zyrtar për prezencën e dy vijave të tepërta paralele pranë rrethit të mesit të fushës.

Në të vërtetë nuk është risi që në fushat stadiumeve të Premier League shpesh herë zhvillohen edhe ndeshje rugby. E tillë ishte edhe finalja e madhe e Super Leage 2018 e zhvilluar 10 ditë më parë në “Old Trafford” ms Wigan Warriors dhe Warrington Wolves. Një supersfidë që kishte lënë pas vizimet ekstra, por ndërkohë, fatmirësisht për të United dhe Juventus, nuk shfaqeshin shenja të dukshme të dëmtimit të fushës nga ndeshja e rugby.

Related posts

PRITET ATMOSFERË “SPORTIVE”/ Ibra shkon në Sanremo me partneren e sulmuesit të Juventusit

Delo.autor

“TËRBOHET” SULMUESI SERB/ Ngatërron futbollin me artet marciale (VIDEO)

F.autor

NUK NDANË DOT MENDJEN/ ​Mourinho: Manchester United nuk i duhet një…

Isa.Autor

Leave a Comment