Futboll Sport

UEFA PUBLIKON SHIFRAT/ Ja fitimet e majme të Skënderbeut në grupet e Europa League

Nëpërmjet një dokumenti të publikuar nga vetë UEFA, institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë ka bërë me dije, të gjitha pagesat që janë shpërndarë për klubet pjesëmarrëse sezonin e kaluar në Europa League.

Mes tyre, ishte edhe Skënderbeu, i cili në grupin B, ka përfituar plot 3.7 mln euro. Kështu, 2.6 mln euro janë fituar automatikisht nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, për performancën janë fituar 648 mijë euro, teksa shënoi 3 humbje, 2 barazime dhe një fitore, ndërsa 500 mijë euro të tjera erdhën nga e drejta televizive.

Këto të ardhura vijnë vetëm nga faza e grupeve, dhe jo nga turet eliminatore, që kaloi ekipi i Ilir Dajës në atë kohë, të kualifikohej për në grupe.

Por, klubi korçar ka edhe një gjobë të majme për të paguar. Komisioni i Disiplinës në UEFA e ka dënuar me 10 vite për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, si edhe me 1 mln euro. Nuk dihet nëse UEFA do e mbajë këtë gjobë, nga ky fond./ panorama

Image

Related posts

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, tre futbollistë të Juventus drejt Milan…

Isa.Autor

YLLI KOLUMBIAN KËRKON NJË TJETËR AVENTURË/ James Rodriguez: Nuk kam folur KURRË me…

Delo.autor

Guardiola i “heq kapelen” Realit/ Të mos e lejojmë të marrë të katërtin radhazi

Sadik.Autor

Leave a Comment