Futboll Shqipëri Sport

KAMZA-TIRANA/ Formacionet: Bardheblutë duan “kthesën”, Duro surprizon me titullarët

Sfida mes Kamzës dhe Tiranës do të ngrejë siparin e javës së 10-të të Kategorisë Superiore. U përfol për futbollistë te pezulluar, por mesa duket drejtuesit kanë ndryshuar mendjen dhe disa prej tyre janë hedhur në formacionin titullar.

Të 2 skuadrat vijnë në këtë përballje nga rezultatet negative. Skuadra e Klodian Duron në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 humbje dhe 1 barazim, ndërkohë që bardheblutë e trajnerit Mema vijnë pas 2 humbjesh radhazi. 1 pikë është diferenca mes Kamzës dhe Tiranës. 8 pikë në 9 ndeshje për 24 herë kampionët e vendit dhe 7 pikë për kamzalinjtë.

14:00 | KAMZA-TIRANA

FORMACIONET ZYRTARE: 

KAMZA: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Orelesi, Idrizaj, Mehmeti, Zisi, Mumajesi, Fukui, Rolovic, Plaku. Trajner: Klodian Duro.

TIRANA: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Kobina, Greca, Hasani, Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Related posts

“SHOW” ME DRITA DHE HIMNI I CHAMPIOSIT/ Shikoni çfarë po ndodh në stadiumin e ri Kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Frikë nga pandemia, shteti aziatik bojkoton Lojërat Olimpike

Delo.autor

Ricciardo: Kontrata e ardhshme duhet të jetë e përkryer

Sadik.Autor

Leave a Comment