Futboll Seria A Sport

SKANDALI/ “Duhet të vdesësh, ti e babai yt”, djali i Igli Tares reagon për mesazhet kërcënuese (FOTO)

Tifozët e Lazios duket se këtë vit po kalojnë çdo cak. Pas ngjarjeve të rënda me Elsied Hysajn për një këngë, ka ardhur edhe kërcënimi ndaj Igli Tares dhe familjarëve të tij.

Gjithçka është bërë e ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga djali i ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare, Etieni, i cili ka publikuar mesazhet e rënda të një tifozi.

“Duhet të vdesësh, ti e babai yt. Copa m… Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zakanjin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, – ishte kërcënimi më i fundit që kishte marrë Etien Tare në rrjete sociale.

1

 

 

2

Ky i fundit u është përgjigjur këtyre kërcënimeve me një postim të tijin. “Jam lacial që kur jam fëmijë, festoj çdo herë që fiton Lacio, dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë.

Respektoj çdo lloj kritike, pasi liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por mendoj se këtë herë është kaluar caku. Më vjen keq që lexoj disa fjalë, mund të mos jesh dakord me disa zgjedhje, por nuk duhet të mungojë respekti, KURRË. Ndaj meje, babait tim dhe familjes time”, – ishin fjalët e Etien Tares.

3

(

Related posts

ISH-PRESIDENTI I REAL MADRIDIT/ Ramon Calderon: Mourinho do ta ketë të vështirë të gjejë një ekip të madh

Delo.autor

NJË TJETËR KLUB NË GARË/ Ekipi i Ligue-1 i ofron Icardit një pagë të majme

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri i Hungarisë: Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment