Futboll Seria A

Gigi Buffon i thotë “lamtumirë” rekordit të Paolo Maldinit, legjenda e Milanit mbetet ende në krye

Në fund të këtij sezoni, sipas të gjitha gjasave, Gigi Buffon do t’i jap lamtumirën futbollit duke hequr dorë nga një rekord që do të kurorëzonte karrierën e tij të jashtëzakonshme: rekordi i ndeshjeve në Serie A. Portieri i Juventus, që me shumë mundësi nuk do të luajë as në ndeshjen kundër Genoa, si pasojë dëmtimi, nuk mundet të arrijë rekordin e Paolo Maldini, 647 ndeshje në elitën e futbollit italian. Edhe nëse pas sfidës në Genoa, Buffon zbret në fushë deri në fund të kampionatit, maksimumi që mund të shkojë është 646 ndeshje, një më pak se kapiteni historik i Milan.

I ndalur që nga 1 dhjetori, si pasojë e një problemi në pulpë, Buffon, duhet të rikthehet në fushë vetëm më 27 janar kundër Chievo, shumë vonë për të arritur në këtë sezon rekordin e Maldini

“Buffon dhe Cuadrado do të punojnë gjatë gjithë javës veçmas, kësisoj nuk janë të disponueshëm për ndeshjen kundër Genoa,” – ka qenë komunikata e klubit të Juventus, që shuan të gjitha shpresat e tifozëve bardhezi për të parë emrin e portierit të tyre në krye të renditjes së “veteranëve” në Serie A, atje ku qëndron Maldini. E gjitha kjo, nëse Buffon nuk ndryshon mendim dhe vendos të luajë edhe një tjetër sezon. Ai ka thënë se do të rishikojë vendimin për t’u tërhequr vetëm nëse Juventus fiton Champions League, sepse dëshiron të luajë në Botërorin për Klube. Vetëm kështu mund të arrijë dhe të kalojë Maldinin.

Related posts

West Hami ofron 35 milionë euro Lazios për mesfushorin brazilian

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Barcelona me mungesa. Sergio Roberto 2 muaj jashtë, ja sa rrezikon Pique…

Delo.autor

BEFASOHET KLUBI I SERIE A/ Lojtari “ARRATISET” pas vizitave mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment