Breaking News Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Shqipëria mposht me “MANITA” San Marinon dhe merr vendin e dytë në grupin I

Kombëtarja shqiptare e kthen në festë ndaj San Marinos. Kuqezinjtë shënojnë pesë gola, duke regjistruar një nga triumfet më të thella. Ishte Manaj ai që shënoi në pjesën e parë, duke zhbllokuar shifrat.

Në të dytën erdhën radhazi golat e tjerë. Qazim Laçi shënoi golin e dytë pas një gjuajtje perfekte në cepin e portës. Pastaj ishte radha e Brojës, që edhe njëherë tjetër tregon se edhe zëvendësues mund të shënojë.

Furia kuqezi nuk ndalet, pasi më pas kapiteni Hysaj shënon golin e katërt. I dyti për mbrojtësin shkodran me fanellën kuqezi. Në golin e pestë Broja tregohet altruist, duke ia dhënë Uzunit të shënojë. Shqipëria merr vendin e dytë në grup, pasi Anglia mposhti Poloninë 1-0.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Eintracht Frankfurt, nis sfida në “Stamford Bridge”

Delo.autor

“Jo vetëm Mancini, janë gjashtë apo shtatë kandidatët për stolin e Italisë!”

Q.Autor

ARSENAL “PA FRENA” NË MERKATO/ “Topçinjtë” pranë firmës me Gyokeres, sulmuesi “fut në sherr” teknikun Amorim me United

F.autor

Leave a Comment