Futboll Kombëtarja Sport

LAJMI KEQ për lojtarin e kombëtares, mbrojtësi kuqezi DËMTOHET nga VËLLAI i tij

Mbrojtësi i kombëtares shqipëtare Arlind Ajeti ka mbyllur vitin 2018 për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në shpatull. Një përplasje mes tij dhe vllait të vogël Albianin që aktivizohet për Bazelin ka detyruar mbrojtësin e kombëtares të lërë fushën e lojës.

Pasojat e asaj përplasje kannë qënë të rënda, pasi dëmtimi kërkon një ndërhyrje kirurgjikale që do të kryhet ditën e sotme që mbyll vitin 2018 për lojtarin shqiptar.

Një tjetër munges për trajneri Panuci i cili nuk do të ketë të gatshëm për sfidën ndaj Skocis dhe miqësores ndaj Uellsit.

Ky ishte dueli I parë që dy vllezërit Ajeti përballeshin me njëri tjetrin në një ndeshje zyrtare futbolli, dhe të dy u shfaqën përpara kamerave në fundin e ndeshjes për të dhënë intervistat e tyre sëbashku.

“Kjo është një situatë e sikletshme. Më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt .Nëse futbolli do të dëshirojë, ne do të takohemi përsëri 20 herë, 2 herë apo asnjëherë. Por kur të ndodhë, më mirë të evitojmë pak më shumë njëri-tjetrin”, deklaroi Albian Ajeti.

Ndërsa vetë Arlind Ajeti e ka përjetuar keq këtë sfidë, jo për shkak të dëmtimit. “Deri tani kemi qenë gjithmonë bashkë. Tani të luash kundër vëllait tënd nuk është aspak e këndshme”, tha ai

Related posts

Muller mundohet të rrisë optimizmin tifozëve gjerman: Kini besim tek ne

Isa.Autor

NBA/ Telashe për Lakers, blerja “big” dëmtohet në gju dhe rrezikon…

Delo.autor

KUMBULLA I PRISH FESTEN MILAN/ S’mjafton Ibrahimovic, “Djalli” e pëson nga portieri

Delo.autor

Leave a Comment