Futboll

Arsenal e dëshiron Nagelsmann si zëvendësues të Wenger (FOTO)

​Skuadra angleze, Arsenal është në kërkim të një trajneri të ri, sepse në fund të këtij edicioni pritet të largohet Arsene Wenger
Rezultatet e dobëta këtë edicion, sërish kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit francez, Arsene Wenger.

Sipas Daily Star, drejtuesit e Arsenalit kanë identifikuar trajnerin e Hoffenheimit, Julian Nagelsmann si një ndër zëvendësuesit e francezit.

Gjermani 30 vjeçar është një nga trajnerët më të kërkuar, pasi arriti që Hoffenheimin këtë edicion ta dërgonte në Ligën e Kampionëve.

Përveç tij, në listën e Arsenalit janë edhe Carlo Ancelotti, Joachim Low, Mikel Arteta dhe Leandro Jardim.

 

Related posts

ZYRTARE/ Pirlo përfundon me sukses kursin, merr liçencën e trajnerit

Delo.autor

ÇEREKFINALET/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Angli-Suedi

Isa.Autor

MILAN-CROTONE/ Pas një asist “MAGJIK” nga Leao, bomberi Ibrahimovic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment