Futboll Sport

TËRBOHET FURY: Maskotën nuk e GODAS me GRUSHT, i gjuaj me shkelm te KO*QET (VIDEO)

Tyson Fury ka thumbuar rivalin e tij të 1 dhjetorit, Deontay Wilder, duke thënë se ai maskotat nuk i godet me grusht, siç bëri boksieri amerikan, por i gjuan me shkelm te ko***. Kjo deklaratë është dhënë nga boksieri britanik gjatë një interviste televizive, ku një maskotë e veshur si ari i ka ardhur fshehurazi nga pas në momentin që ai po fliste para gazetarit. Fury fillimisht u tremb dhe më pas qeshi, duke i gjuajtur me shkelm maskotës.

Kujtova se erdhi ndonjë qen i tërbuar dhe u tremba. Kush e di se si do të ketë dalë fytyra ime”, u shpreh duke qeshur Fury, që nuk e priste këtë shaka gjatë kohës që po fliste me gazetarin. Intervista është bërë në kampin ku boksieri britanik po përgatitet për duelin 1 dhjetorit, ku në “Staples Center” të Los Anxhelosit do të përballet me Wilder.

Kjo ndërhyrje e maskotës ishte planifikuar që më parë nga gazetari i BT Sport, situatë që krijoi mjaft të qeshura. “Ti je i çmendur. Do ta shoh më pas reagimin tim në kamera”, shprehet Fury duke qeshur. Boksieri britanik, 27 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, duket në humor të mirë në prag të kësaj sfide me Wilder, ku synon titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Related posts

“PËR TIFOZAT TANË AI MUND TË JETË SI…”/ Drejtori sportiv i skuadrës së njohur pranon marrëveshjen me Balotellin

Delo.autor

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Djali i TOTTIT i bën të gjithë për vete me gjestin e madh 

Isa.Autor

MBËRRIN PËR TË KRYER TESTET MJEKËSORE/ Milan zyrtarizon transfertën e parë në merkato, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment