Futboll La Liga Sport

LA LIGA PO PËRGATITET TË NDEROJË MESSIN/ Një trofe do të mbajë emrin e tij

Lionel Mesi ka mahnitur botën dhe në veçanti Spanjën me futbollin që ka dhuruar këto vite. Ndoshta më i miri i historisë, argjentinasi është 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, por edhe golashënuesi më i mirë në La Liga  me 390 gola. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është shprehur se është i gatshëm të nderojë lojtarin më të mirë të sezonit me një trofe që do të quhet “Lionel Mesi”.

 

“Na duhet të mendohemi për këtë, por më pëlqen idea. Mendoj se Mesi është lojtari më i mirë i historisë së futbollit, por ai ka ende për të luajtur. Na ka surprizuar vit pas viti. Do të ishte ideale të krijojmë një trofe për lojtarin më të mirë të sezonit me emrin e tij”, përfundoi Tebas. Argjentina ka arritur të fitojë 9 trofe në kampionat me Barcelonën.

 

Related posts

“JAM DEHUR ME UJË”/ Klop në delir: Nuk ishte loja më e bukur, Liverpuli lufton edhe pa… karburant

F.autor

E BUJSHME/ Milan kërkon kapitenin e Koresë së Jugut, i cili luan në Premier League

Q.Autor

MERKATO E FRIKSHME/ Miliardat e Newcastle trembin gjigantët e Premier League, gati bojkoti…

Delo.autor

Leave a Comment