Futboll Premier League

Sherri me lojtarët e Cityt, zbulohen 6 futbollistët që i dolën në mbrojtje Mourinhos

Vazhdojnë të dalin detaje të reja rreth përleshjes së shëmtuar që ndodhi në tunelin e “Old Trafford” menjëherë pas derbit ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zbuluar emrat e gjashtë lojtarëve që i kishin dalë në ndihmë Jose Mourinhos pasi ai ishte gjuajtur me shishe të plastikes nga lojtarët e Cityt.

Marcos Rojo, Antonio Valencia, Marcus Rashford, Luke Shaw, Alex Tuanzebe dhe Ander Herrera i dolën në ndihmë Mourinhos, i cili jo vetëm që u gjuajt me shishe por edhe u la me qumësht dhe ujë.

Ndërsa zbulohet se disa lojtarë dhe staf i Manchester Cityt ishin futur drejt dhomave të zhveshjeve për të ngacmuar Zlatan Ibrahimovicin.

Kujtojmë që derbi i Manchesterit u fitua nga City me rezultatin 2-1.

Related posts

I VENDOS KUSHTET/ Atletico paralajmëron: Bayern, lojtarin tonë e merr vetëm me…

Delo.autor

E BËJNË FAKT TË KRYER/ Super trajneri më 14 qershor prezantohet te Juventusi

F.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Zidane është i pathyeshëm në “Camp Nou”, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment