Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër e luftuar, ku nuk munguan rastet e shumta të shënimit si dhe kartonët e kuq.

bandicam 2019-12-22 16-02-47-816

Korçarët e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me anë të kapitenit Bruno Dita, i cili realizoi në minutën e 32-të me kokë, ndërkohë që kryesuesit e kampionatit barazuan shifrat në minutën e 58-të, me anë të mesfushorit Rroca.

 

bandicam 2019-12-22 16-00-28-150

Skënderbeu u detyrua të luante gati 30 minuta me 1 lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të mesfushorit Asion Daja. Me barazimin e sotëm, Kukësi kryeson kampionatin me 31 pikë, duke u shpallur kampion dimri, ndërkohë që korçarët janë ngjitur në kuotën e 21 pikë, duke mbajtur vendin e 8-të.

Related posts

RROGA TË “ÇMENDURA” NË SUPERIORE/ Nga Kaçe tek Latifi, Partizani dhe Vllaznia hapën “thesin”

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Portieri Rexhepi: U trondita për Tetovën, ju tregoj Skënderbeun

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E ICARDIT/ Wanda Nara mohon: Të shohim nëse do të ndodhë, por kjo…

Delo.autor

Leave a Comment