Sport Tennis

RAFAEL NADAL ME GJEST HUMAN/ Ndeshje bamirësie për të përmbyturit në Majorka

Ajo që ndodhi në Majorka pak ditë më parë ishte diçka e tmerrshme. Disa prej viktimave i njihja, pasi përmbytjet ndodhën në një zonë pranë shtëpisë time, ndaj më vjen keq për situatën e krijuar”, tha sot tenisti spanjoll Rafael Nadal, në prag të debutimit të tij në turneun Mastes të Parisit. Numri 1 në botë dha ndihmesën e tij, duke dalë vullnetar gjatë përmbytjeve, ndërkohë që vendosi të hapë dyert e Akademisë së tij për ta pastrehët, gjeste që janë vlerësuar shumë.

Por ndihma e tenistit spanjoll për personat që kanë pësuar dëmtime të mëdha gjatë përmbytjeve në Majorka do të vijojë edhe më pas. Nadal ka bërë me dije se më datën 7 dhjetor, do të zhvillojë një ndeshje bamirësie dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për personat që kanë pësuar dëme dhe familjarët e viktimave. Tenisti është fotografuar disa herë javën e kaluar teksa ndihmonte personat në nevojë, duke larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ SHKËLQEN në Itali me JUVEN, TALENTI i Zvicrës drejt kuqezinjve

Isa.Autor

ZYRTARE/ Tjetër përforcim në merkato, futbollisti brazilian firmos me Teutën

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Bylis zyrtarizon afrimin e sulmuesit

Delo.autor

Leave a Comment