Futboll Seria A Sport

PRONONCOHET ISH-PRESIDENTI I INTERIT MORATTI/ Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

Ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti, ka folur për “Teleradiostereo” në lidhje me Juventus-in.

“Në kampionat mund të humbasësh pikë për shkak të Champions League. Megjithatë, Juventus është mësuar të luajë në dy kompeticione të rëndësishme dhe mendoj se mund të konsiderohet si një prej skuadrave më të forta në histori”, ka thënë ai.

“E kanë treguar një gjë të tillë ndër vite, me karakter dhe profesionalizëm të madh. Sezoni aktual i Serisë A? Më pëlqen, shumë skuadra po luajnë mirë. Shpresojmë që të jetë i luftuar deri në fund. Skuadra që më ka zhgënjyer më shumë ka qenë Roma, sepse Milan ka bërë më shumë nga sa prisja”, ka përfunduar Moratti.

Related posts

PIOLI MERR LAJMIN E MIRË/ Ibra rikhehet në stërvitje pas dëmtimit. Gati për “finalen” ndaj Manchester United

Delo.autor

MILANI PO VUAN/ Marianna “karikon” kuqezinjtë e Gattusos (FOTO)

Isa.Autor

HUMB KONTROLLIN E TIMONIT/ Piloti Leclerc del nga pista dhe përplaset me muret ndarës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment