Bundesliga Futboll

Rusi 2018/ Lajm i mirë për Bayern dhe Francën, rikthehet një yll

Kingsley Coman i ka thënë trajnerit të Francës Didier Deschamps, se ai do të jetë në formë për Botërorin “Rusi 2018”. 21-vjeçari ka bërë një sezon të shkëlqyer me Bayern Munich deri në momentin kur pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, për të cilin u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në muajin shkurt.

Tekniku i “Gjelave” dhe Heynckes patën frikë se do ta humbisnin lojtarin për këtë sezon, por siç raporton FIFA dhe mediat gjermane, ai do të kthehet për ndeshjen kundër Stuttgartit në raundin e fundit të Bundesligës, më 12 maj. Tre ditë para se Deschamps të ketë shpallur listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Rusi për Kupën e Botës, që nis më 14 qershor.

“Po bëhem më mirë. Ndoshta mund të luaj kundër Stuttgart në ndeshjen e fundit. Jam i sigurtë që mund të luaj në finalen e DFB-Pokal ( më 19 maj)”- ka thënë francezi, ndërsa më tej ka konfirmuar pjesëmarrjen për në Botëror.

“Kupa e Botës nuk do të jetë problem për mua. Do të jem në formë në kohë për atje”- ka përfunduar ylli i bavarezëve. Coman, ka fituar gjashtë tituj të njëpasnjëshme me Paris Saint-germain, Juventus dhe Bayern Munich. Ai luajti gjithashtu në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë në 2016-ën, ku konkurroi për çmimin “Lojtari i ri më i mirë i turneut”, që u fitua nga portugezi, Renato Sanches.

Deshamps duhet të ndihet me fat, pasi ka në dispozicion shumë yje për në Botëror, si Coman, Ousmane Dembele, Nabil Fekir, Thomas Lemar, Anthony Martial dhe Kylian Mbappe.Laurent Blanc, i cili ndihmoi “Les Bleus” të fitojnë Kupën e Botës në vitin 1998, kohët e fundit tha në një intervistë ekskluzive për FIFA.com se “nuk ka shumë skuadra me potencial kaq të madh në sulm si Franca”.

Ndeshjen e parë në Rusi, francezët do ta luajnë kundër Australisë më 16 qershor, më pas luajnë ndaj Perusë dhe Danimarkës, të cilat ndodhen në të njëjtin grup (C).

Related posts

Truproja, thirrje të bllokuara dhe asnjë shkrepje/ Ja kushtet e Salah për të mos u…

Isa.Autor

TIFOZËT NË FESTË/ TIAGO SILVA beson tek projekti i MILANIT, braziliani dëshiron…

Isa.Autor

ETHET E FUNDIT NË MERKATON SUPERIORES/ “Demat e Kuq” arrijnë akordin me mbrojtësin e Shkupit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment