Bundesliga Futboll Sport

PO SHKËLQEN ME DORTMUNDIN/ Sancho-s i trefishohet rroga pas startit fantastik të sezonit

Jadon Sancho ka trefishuar rrogën e tij kur firmosi një kontratë të re me Borussia Dortmund në fillim të muajit, sipas raporteve në mediat gjermane.

18-vjeçari ka shkëlqyer në muajt e parë të sezonit dhe ka merituar grumbullimin në përfaqësuesen angleze, si dhe një rinovim kontrate.

Sipas Bild, me marrëveshjen e re Sancho do të fitojë 3 mln euro në sezon, tre herë më shumë se rroga e mëparshme.

Talenti anglez ka shënuar pesë gola dhe ka përgatitur tetë të tjerë në të gjithë kompeticionet këtë sezon. Ai është në krye të renditjes së lojtarëve me më shumë asiste në Bundesliga, me gjashtë të tillë.

Përveç rrogës, Sancho-s i është rritur edhe vlera. Sipas Transfermarket ai tashmë vlen 45 mln euro, çka e bën 18-vjeçarin më të shtrenjtë në botë.

Related posts

“LARGOJE ATË M*T NGA ATY…”/ Granit Xhakën nuk e mbajnë nervat. Shpërthen ndaj shokëve të skuadrës

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova publikon listën e futbollistëve të grumbulluar, konfirmohet prezenca e lojtarit të Superiores

Delo.autor

FLET ISH-KAPITENI I BARCELONËS/ Puyol befason: Ai është një lojtar shumë i dashur, por donte…

Delo.autor

Leave a Comment