Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Napoli-Empoli: DERB SHQIPTARËSH mes Hysajt dhe Veselit, Ancelotti do 3 pikët

Java e 11 e Serisë A çelet këtë të premte me një derbi shqiptarësh. Napoli, ku luan Elseid Hysaj, pret në “San Paolo”, në orën 20:30, Empolin, ekipin toskan që ka në përbërje Frederik Veselin. Por nëse për mbrojtësin shkodran, aktivizimi titullar nuk vihet në dyshim nga Ancelotti, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për numrin 5 të Empolit.

Gjithsesi, në varësi të rezultat dhe lojës, mund të kemi një përplasje kuqezi në këtë sfidë, ku napolitanët janë ndjeshëm favoritë për të koleksionuar fitoren. Në fakt, Ancelotti e ka mendjen më shumë te takimi i kthimit me PSG në Champions, të martën e ardhshme, ndaj dhe kjo sfidë u paraprin që këtë të premte takimeve të tjera të Serisë A.

Një sfidë mjaft interesante vjen edhe nga Ligue 1, ku PSG (udhëton drejt Napolit në Champions të martën e ardhshme) pret në orën 20:45 Lille, sigurisht më synimin për të thelluar rekordin historik të fitoreve radhazi në kampionatin francez. Në 11 takimet para sezonale parizienët kanë grumbulluar pikë të plota, 33, me një golverazh të frikshëm 39-6.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Parma-Juventus. Rezultati 0-4

Delo.autor

SFIDAT NDAJ ISLANDËS DHE MOLDAVISË/ Talenti i Shqipërisë optimist: Me sistemin e ri të Rejës do arrijmë…

Delo.autor

Livepool drejt “goditjes” së madhe kërkon të transferojë “yllin” MADRILEN në “Anfield”

Q.Autor

Leave a Comment