Futboll Sport

TRONDITET LIVERPOOL/ Mesfushori Keita është i bllokuar në vendin e tij nga lufta civile, ja shkaku…

Klubi i Liverpulit po përjeton një situatë të paprecedent në dy ditët e fundit. Një grusht shteti i papritur në Guinea, ka bërë që skuadra të humbasë për një kohë të papërcaktuar e për më tepër të ketë frikë për jetën e yllit të mesfushës, Nabi Keita.

Futbollisti kishte udhëtuar drejt vendlindjes për të luajtur kualifikueset e Botërorit dhe në sfidën e parë, duhej të përballej me Marokun. Por një grusht shteti ku ushtria ndërhyri dhe arrestoi presidentin e vendit, Alfa Konde, ka bërë që Guinea të jetë në prag të luftës civile.

Ushtria e Guineas që ka marrë kontrollin e vendit, lejoi që përfaqësuesja e Marokut të largohej me një leje speciale, por më pas bllokoi çdo fluturim në hyrje apo në dalje nga aeroportet e vendit. Kështu, Keita dhe shokët e tij që luajnë në klube në vende të ndryshme, kanë mbetur të bllokuar në këtë shtet.

Liverpuli siguroi për mediat se lojtari ishte shëndosh e mirë dhe ishte i sigurt. Por ata deri tani nuk kanë arritur të sigurojnë largimin e tij nga ky vend. Në këtë situatë janë përfshirë edhe ambasadat e huaja në dhe Liverpuli ka kërkuar ndihmë nga ajo britanike që të mundësojë kthimin e futbollistit dhe çfarë është më e rëndësishme, largimin e tij ngë një zonë e nxehtë konflikti.

Related posts

Humbja ndaj Tottenham/ Gattuso i thur “elozhe” SUSOS, COLHANOGLUS dhe MAHNITET nga…

Isa.Autor

PAMJET/ Skandali i Presidentit të futbollit të Spanjës, puth në buzë futbollisten pas fitores së Botërorit

F.autor

PO MAGJEPS BOTËN/ INTERI bën ofertën e parë për “PIRLON E RI”, ofron një shifër të…

Isa.Autor

Leave a Comment