Futboll Seria A Sport

KËRKON TITULLIN/ Klopp: Ja pse ky sezon i Premier League është më emocionuesi ndër vite

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, beson se gara e titullit në Premier League është duke u sendërtuar si më emocionuesja në vite. Një fitore e ditës së sotme ndaj Arsenalit do të bënte që Liverpool të kishte ecurinë më të mirë ndonjëherë në fillimin e një sezoni të brendshëm, pas 11 javëve kampionat.

Ndonëse Manchester City është aktualisht në krye të renditjes së Premier League, vetëm gjashtë pikë i ndajnë gjashtë skuadrat e para nga njëra-tjetra. Për këtë arsye, Klopp beson se Liverpool nuk duhet të ketë një fokusim të veçantë vetëm te kampionët në fuqi.

“Ne luajmë me Manchester City dy herë, – tha Klopp. – Maksimumi që ne mund të humbasim kundër tyre janë nga tri pikë në secilën nga këto lojëra, edhe pse e kuptoj se janë shumë gjashtë pikë. Nëse “qytetarët” luajnë të premten dhe Liverpool të dielën, atëherë për dy ditë presioni bie më shumë mbi ne. Por, llogaritë duhen bërë edhe me rivalë të tjerë, si Chelsea, Tottenham, Arsenal apo Manchester United”.

Në fund të fundit, megjithatë, afërsia e tanishme mes skuadrave në krye të Premier League nuk e shqetëson trajnerin Klopp, i cili ishte i interesuar të kujtonte të gjithë se është tifoz i futbollit që të bën me zemër: “Në Gjermani, në të kaluarën, vazhdimisht ankoheshin për Bayern Munich. Të gjithë e dinin se kush do të ishte kampion që në tetor. Nuk është ashtu këtë vit në Premier League.

Shpresojmë se do të qëndrojë kështu, kaq i ngjeshur kreu i renditjes, deri në fund të sezonit. Ky është ndoshta sezoni më emocionues ndër vite. Edicionin e kaluar, disa ekipe kanë luajtur mirë, por nuk kishin asnjë shans për të kapur Manchester City, sepse nga tetori dhe nëntori, hendeku ishte tashmë i madh”.

Related posts

PLASIN KUNDËRSHTITË/ BOLT I ÇMENDUR, kërkon 3 milionë dollarë kur nuk di të…

Isa.Autor

SKËNDERBEU-FLAMURTARI/ Daja flet për përballjen e vështirë me ish-skuadrën e tij

Isa.Autor

Kosova kryen stërvitjen e parë, 17 lojtarë nën urdhrat e trajnerit Challandes

Sadik.Autor

Leave a Comment