Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Merkato e “çmendur”: Ylli i Tottenham iu ofrua INTERIT, por klubi zikaltër…

Portali “Calciomercato” ka raportuar eksluzivisht prapaskenën e merkatos, përmes së cilës ylli i Tottenham, Erik Lamela iu ofrua Inter të Milan, që në muajin mars, por ai transferim te zikaltërit dështoi rrugës. Lamela ishte titullar për Spurs në përballjen e fundit ndaj Inter, të fituar nga italianët me përmbysje në shifrat 2-1, e vlefshme për takimin e parë në grupe të UEFA Champions League. Nëse gjithçka do të kishte shkuar mbarë, atëherë të martën, Lamela do të ishte duke luajtur kundër Tottenham.

Anësori argjentinas iu ofrua Interit në mars, kur ziklatërit po ndërtonin planet për merkaton e verës. Kjo ishte koha kur Walter Sabatini ishte ende në klub dhe nuk ishte larguar koma. Por sapo Sabatini u largua nga Inter, strategjia e klubit mbi transferimet dhe prioritetet ndryshoi dhe sidomos që kur Spurs kërkonte një shumë prej 35 milionë euro, Inter vendosi të gjurmojë futbollistë të tjerë për të njëjtin pozicion, duke përfunduar me nënshkrimin e Matteo Politano dhe Keita Balde. Ndërkohë, raportohet se vetë Lamela do të kishte qenë dakord me transferimin në “San Siro”.

Related posts

SUPER AUBAMEYANG/ Gabonezi shënon 3 gola për 17 minuta para syve të Emery (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Leonardo shkëmben “Bomberin” Icardi në Torino për…

Delo.autor

KA RËNË NË SYTË E KLUBEVE TË MËDHA/ “Topçinjtë” gati 40 milionë euro për yllin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment