Futboll La Liga Sport

TOPI I ARTË/ Ramos: ”Champions Leaguen do e fitojë Juventus”

3 dhjetori do të jetë dita ku do të mësojmë fituesin e “Topit të Artë” dhe deri atëherë nuk kanë munguar edhe komente të ndryshme nga personazhet e botës së futbollit, të cilët japin mendimin e tyre se cili nga kandidatët e meriton më tepër.

Një prej tyre është edhe legjenda e Manchester United, Gary Neville. 43-vjeçari u është përgjigjur pyetjeve të ardhur në adresën në Twitter, dhe sipas tij, as Modriç, as Ronaldo dhe as Salah, nuk meriton të fitojë “Topin e Artë” këtë sezon. Për të, ky çmim duhet t’i shkojë Sergio Ramos.

Neville u pyet gjithashtu edhe se cili ekip do të fitojë Champions Leaguen dhe legjendja e “Djajve të kuq” mendon se ardhja e Ronaldos te Juventus, e ka bërë atë një skuadër të pathyeshme, që do të dominojë në këtë kompeticion, por jo vetëm.

Related posts

“PO PUNOJ FORT TË MBAJ KËTË RITËM”/ “Bomberi” Cikalleshi: Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Bileta nuk mjafton, tifozët duhet të presin lotarinë për Lojërat Olimpike

Delo.autor

NUK ËSHTË SARRI/ Dy trajnerët e vetëm që CR7 i kërkon te Juventus

Delo.autor

Leave a Comment