Futboll La Liga Sport

PAS KRITIKAVE TË TIFOZËVE/ Ramos shpjegon mënyrën e festimit të golit

Nuk ishte fitore aq e lehtë siç sugjeron rezultati përfundimtar 2-0, por Real Madridi e rigjeti rrugën e fitores të shtunën mbrëma duke e mposhtur Real Valladolidin dhe Sergio Ramos, pasi shënoi golin e dytë, reagoi ndaj kritikave që skuadra e tij mori pikërisht nga tifozët e vet.

Turma në “Santiago Bernabeu” e fishkëlleu dhe e talli Ramosin kohe pas kohe, në ndeshjen që Madridi e fitoi në dhjetë minutat e fundit, falë autogolit të Kiko Olivas dhe penalltisë së Sergio Ramosit, transmeton Gazeta Express.

“Kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju, atëherë duhet të ruhet qetësia dhe të insistohet në flijim. Ekipi besoi deri në fund. Ne u përballem me një skuadër që luan futboll të mirë”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Ne i kuptojmë ndjenjat e tifozëve tanë, fishkëllimat dhe çdo gjë, por duhet ta ndryshojmë këtë. Festimi ishte gjest i krenarisë dhe dinjitetit”, shpjegoi ai.

“Brenda meje ekziston krenari dhe pikërisht kjo më ka ndihmuar t’i thyejë të gjitha rekordet që i kam thyer. Po ashtu, këtë ia kam dedikuar edhe vëllait tim që është i sëmurë”, shtoi ai.

Related posts

UEFA jep lajmin e shumëpritur, risi e madhe për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Gerard me aventurë të re, prezantohet si trajneri i ri i klubit të Premier League…

Delo.autor

SPEKATAKOLAR/ George Haxhi zbulon talentin e radhës, shihni perlën e 19-vjeçarit rumun (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment