Futboll Seria A Sport

JUVENTUS KALON EDHE CAGLIARIN/ Mban kreun dhe vazhdon ecurinë e përkryer

Juventusi e ka vazhduar startin e përkryer në Serie A duke e ruajtur ecurinë pa humbje, pasi e mposhti Cagliarin të shtunën në Torino.

Juventusi u fut në këtë takim me një rekord fantastike prej nëntë fitoreve dhe një barazimi në dhjetë takimet e para në ligë dhe ia doli ta mposhtë 3-1 Cagliarin në “Allianz Stadium” në ndeshjen e javës së 11-të, raporton Gazeta Express.

Paulo Dybala nuk humbi shumë kohë edhe 45 sekonda brenda takimit i dha epërsinë bardhezinjve, duke shënuar në këndin e poshtë të djathtë të portës mysafire me një goditje precize.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ishte dominuese në kVëre si figurë të zgjedhurëtë takim kundër një Cagliari që shpesh e vuri në vështirësi.

Joao Pedro befasoi vendasit me një super gol pas gjysmë ore lojë. Por, gëzimi i tij dhe skuadrës së tij zgjati pak.

Për këtë u përkujdes bashkëlojtari i tij Filip Bradaric që shënoi në portën e vet në tentim për ta larguar një top nga zona, vetëm dy minuta më vonë.

Për t’i dhënë shuplaken përfundimtare Cagliarit u përkujdes Juan Cuadrado, i cili shënoi tre minuta para fundit për 3-1.

Juve tani ka plot 31 pikë në krye të renditjes në Serie A, gjashtë më shumë se Interi në vendin e dytë dhe Napolit në të tretin.

Cagliari, ndërkohë, mbetet në vendin e 12 me 13 pikë.

Related posts

I URUAN VDEKJEN E FËMIJËVE/ Bounçi nuk përmbahet në reagimin e tij

Isa.Autor

Anglia i jep fund “mallkimit” të penalltive duke kopjuar Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

Çështja MARCHISIO kthehet në “telenovelë”/ SUPER klubi i Seria A kërkon ITALIANIN

Isa.Autor

Leave a Comment