Futboll Sport

SUPER GOL I TIPIT RONALDINHO /Arbër Zeneli sapo ka shënuar një gol që edhe braziliani do t’ia kishte lakmi (VIDEO)

Anësori kosovar i klubit Heerenveen, Arbër Zeneli sapo ka shënuar një gol të paharrueshëm dhe pothuajse të pamundur duke i dhënë epërsinë skuadrës së vet ndaj Emmen në një ndeshje të ligës elitare holandeze Eredivisie.

Pas gjysmë ore lojë, anësori i majtë i ekipit kombëtar të Kosovës bëri gol të jashtëzakonshëm nga vija anësore e djathtë, tamam në stilin e Ronaldinhos, i cili kishte realizuar një gol të ngjashëm ndaj Anglisë në Kampionatin Botëror 2002, raporton Gazeta Express.

Zeneli shënoi nga goditja e dënimit nga një pozitë prej të cilës të tjerët mund të provojnë vetëm të harkojnë në zonën kundërshtare.

Në videon mëposhtë mund ta shikoni këtë gol, që më gjasë do të jetë i vitit në Holandë dhe mbase në Evropë.

Related posts

Sadiku e pranon: Mund të transferohem në kampioantin turk tek klubi…

Isa.Autor

Skena e turpshme në Gladbach, asistentja ofendohet nga tifozët

Sadik.Autor

Payet nuk ndalet shënon gol ndaj Leipzig

Sadik.Autor

Leave a Comment