Futboll Sport

TRE PRETENDENTËT KRYESORË TË CHAMPIONS LEAGUE/ Kë favorizojnë kompanitë e basteve për t’a fituar kupën

Sipas kompanive të basteve tre ekipet favorite për fitimin e trofeut më prestigjoz të të gjitha klubeve, Champions League janë përkatësisht ekipi kampion i Italisë Juventus, ekipi i Liverpool dhe ekipi i Barcelonës.

Ekipi i Juventusit është ekipi kryesor favorit për fitimin e Championsit. Kjo falë paraqitjeve pozitive të “Zonjës së Vjetër” dhe afrimit në ekip të fituesit të Topit të Artë, Crstiano Ronaldo. Lojtari po kalon një super formë tek bardhezinjtë ku ka shënuar 7 gola si edhe ka kontribuar me 5 asist për shokët e tij të skuadrës duke e përmirësuar jashtëzakonisht lojën e Juventus.

Rezultate imazhesh për juventus

Ekipi i dytë favorit për fitimin e trofeut është Liverpool i cili po kalon një superformë në kampionatin Anglez ku ende rezulton pa asnjë humbje edhe pse ka luajtur 11 ndeshje me 8 fitore edhe 3 barazime. Gjithashtu këtë ekip favorit për fitimin e trofeut e bën treshja sulmuese e tij e frikshme Man, Salah, Firminho të cilët kanë shënuar 13 gola gjithsej, 6 Mane, 5 Salah, 2 Firminho.

Image result for liverpool

Ekipi i tretë favorit për fitimin e Champions League është ekipi kampion i Barcelonës. Barcelona me blerjet e reja që ka afruar si Coutinho, Dembele, dhe së fundi Arturo Vidal në këtë merkato është një kërcënim serioz për të gjithë kundërshtarët që do i bien në listë.

Rezultate imazhesh për barcelona

/AlpeNews.al

Related posts

Shoqatat fantazmë në FSHF, si u regjistruan në gjykatë

Q.Autor

MILAN-SPEZIA/ Ndryshime tek “Kuqezinjtë”. Çalhanoglu, Kesi dhe Benaser në stol (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ NAPOLIT/ Ronaldo shkoi i tërbuar në dhomën e zhveshjes!

Delo.autor

Leave a Comment