Futboll La Liga Sport

COURTOIS SULMON LOPETEGEUI/ Me Solarin po punojmë më mirë

Portieri Thibaut Courtois më në fund ka mbyllur një ndeshje pa pësuar gol, në fitoren 2-0 që Real Madridi arriti ndaj Real Valladolid, në javën e 11-të në La Liga. Ky nuk ishte një sukses i lehtë për skuadrën “merengues”, por të paktën i jep qetësi ekipit të trajnerit Solari pas shkarkimit të Lopetegui, ndërkohë që në mesjavë Reali triumfoi edhe në Kupë. 3 pikë të arta që mbajnë ekipin madrilen në garën për titull dhe i jep mundësi ekipit të punojë i qetë në prag të sfidave të radhës.

Me Solari po punojmë më mirë, jemi më të qetë dhe për momentin skuadra po reagon mirë, duke i fituar dy ndeshjet e fundit. Tani kemi dy ndeshje të vështira jashtë fushe dhe aty duhet të reagojmë sërish. Unë shpresoj të jap ndihmën time dhe fakti që mbylla ndeshjen pa pësuar gol është i rëndësishëm për skuadrën, pasi në jep më shumë besim”, u shpreh portieri belg Thibaut Courtois.

Portieri refuzon faktin se skuadra është në kaos, por deklaron se situata do të përmirësohet pas ndryshimit që ndodhi në drejtim. “Nuk është e lehtë të jesh gjithnjë në majë, por në momente të tilla duhet gjthnjë qetësi. Unë kam përjetuar edhe më parë përvoja te tilla, tek Atletico dhe te Chelesa, ndaj duhet të jemi të bashkuar”, tha Courtois.

Related posts

(VIDEO) SPAL ‘shokon’ Interin, ish futbollisti i Milanit barazon rezultatin

Q.Autor

Ibrahimovic: Brazilin? Më jepni një pasaportë dhe luaj për…

Sadik.Autor

NUK KANË FUND MALLKIMET PËR “DJAJTË E KUQ”/ Ja pse këtë javë ata bëjnë tifo për Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment