Futboll Sport

NDRYSHON KALENDARI I SUPERIORES/ Shtyhet Laçi-Skënderbeu se nuk ka… fushë

Situata me stadiumet në Kategorinë Superiore po del jashtë kontrollit. Laçi-Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 14:00, është shtyrë për një datë tjetër, e pacaktuar ende nga FSHF.

Laçi si klub pritës u mundua të gjente një fushë të përpashtatshme duke qenë se stadiumi i vetë kërkon ende kohë për të qenë gati si pasojë e mbledhjes së barit.

Alternativat e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit ranë poshtë për arsye të ndryshme, ndërsa stadiumet e Lushnjës dhe Fierit nuk u preferuan. Një situatë absurde, edhe pse jemi në Kategorinë Superiore, kampionatin që FSHF duhet të japi shembullin se e organizon mësë miri.

 

Related posts

“MAMI, HUMBA AVIONIN”! Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë tek PSG, “L’Equipe” tregon prapaskenën

Delo.autor

(FOTO) Ka firmosur për Skënderbeun, por Abazaj përfundon në Greqi te Andi Lila

Sadik.Autor

Pogba ka kontratën me Barçën në xhep, i lutet United ta lërë të lirë

Sadik.Autor

Leave a Comment