Sport Të tjera

PAS DISFATËS SË RËNDË/ McGregor kërkon një ndeshje të dytë me Khabib

Presidenti i UFC-së, Dana White, zbuloi se Conor McGregor ka kërkuar një ndeshje të dytë në mënyrë të menjëhershme me rivalin e tij rus, Khabib Nurmagomedov.

Nurmagomedov mundi McGregor në raundin e katërt në Las Vegas në fillim të tetorit, ndeshje që do mbetet gjatë në historinë e UFC.

Pas mbarimit të dyluftimit, rusi u largua nga kafazi duke sulmuar anëtarët e stafit të irlandezit.

Ndërsa White tha se UFC do të përcaktoje se çfarë do të ndodhë mes dy boksierëve, nëse do të ketë një ndeshje kthimi apo jo.

Presidenti UFC zbuloi se kishte bërë një bisedë telefonik me McGregor javën e kaluar, gjatë së cilës irlandezi i shprehu dëshirën për të zhvilluar një tjetër ndeshje kundër Nurmagomedov.

“Conor dhe unë biseduam për një orë javën e kaluar dhe ai tha se donte një ndeshje të dytë në mënyrë të menjëhershme,”-tha ai në një konferencë për mediat.

Related posts

DËSHIRON TË NDRYSHOJË KAMPIONAT/ Cikalleshin nuk e lejojnë të largohet nga klubi turk, ja arsyeja

Delo.autor

FEDERIM NË SEKONDAT E FUNDIT/ Kukësi transferon mbrojtësin nga kampionati zviceran

Delo.autor

Panucci me këmbë në tokë/ Kombëtarja nis menjëherë nga puna për takimin me Skocinë

Isa.Autor

Leave a Comment