Futboll Seria A Sport

SHKËLQEN IMOBILE/ Lacio fiton me goleadë dhe largon Milanin nga “Championsi”

Kjo javë ka qenë e mbushur me rezultate të thella në kampionatin italian, ku pas fitores së Napolit 5-1 ndaj Empolit dhe Interit 5-0 ndaj Xhenoas, ka qenë radha e Lacios për të fituar me shifra të thella. Lacialët kanë mundur me rezultatin 4-1 SPAL-in, duke dhuruar në këtë mënyrë spektakël në javën e 11 të Serisë A.

Në minutën e 26, Imobile ka kaluar në avantazh vendasit, ndërkohë që SPAL ka befasuar në minutën e 28 duke barazuar. Megjithatë, ka menduar sërish Imobile për të kaluar në avantazh vendasit në minutën e 35 duke shënuar golin e dytë.

Në pjesën e dytë, ka shënuar Kataldi golin e tretë, ndërsa Parolo ka vulosur fitoren e thellë të Lacios. Titullar në këtë takim, ishte Strakosha ndërsa Valon Berisha ka zënë vendin e Milinkoviç-Saviç në minutën e 74. Me këtë fitore, Lacio ngjitet në vendin e katërt që përkon edhe me zonën Champions, duke zbritur Milanin në vendin e pestë. Kuqezinjtë luajnë në mbrëmje ndaj Udinezes në transfertë.

Related posts

“SHIHEMI SË SHPEJTI”/ Benzema surprizon të moshuarën 100 vjeçe, i dërgon fanellën e tij si dhuratë (FOTO)

Delo.autor

“LOS BLANCOS” NË KRIZË/ Levante mposht me përmbysje Kampionët e Spanjës

Delo.autor

“LUFTA” KUNDËR RACIZMIT/ Kampioni i botës Lilian Thuram flet “PA DOREZA”

Delo.autor

Leave a Comment