Futboll Sport

Ka luajtur me të dyja ekipet/ Spanjolli parashikon sfidën Inter-Barcelona

Martin Montoya aktualisht luan për Brighton në Premier League, por ka veshur edhe fanellën e Barcelonës dhe Interit, teksa të dyja këto ekipe do të përballen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve, këtë javë.

Ai beson se Mauro Icardi mund të bëjë surprizën ndaj gjigantëve katalanas, të cilët i konsideron favoritë për të fituar Champions-in: “Mauro është duke shënuar shumë gola për Interin në vitet e fundit, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë në Seria A. Ai do të paraqitet mirë ndaj Barcelonës.

Icardi është tashmë një lojtar i klasit botëror. Eshtë ende i ri, kështu që vazhdon të përmirësohet. Tani po luan në Ligën e Kampionëve, mendoj se do të jetë lojtar i referencës në sulmin zikaltër. Barcelona është gjithmonë Barcelona, një nga skuadrat më të mira, ndaj mund t’ju mundë në çdo kohë.

Ajo ka lojtarë të mëdhenj. Shikoni çfarë i bëri Tottenhamit, që është një ekip i shkëlqyer. Liga e Kampionëve është ende në fillim, por unë me të vërtetë mendoj se Barcelona është favorite”.

Tani 27 vjeç, Montoya i kthehet legjendës së Barcelonës, Xavi, si dikush që mund të ndjekë gjurmët e Guardiolës dhe të bëhet një trajner i klasit botëror, kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur: “Po, pa dyshim, ai do të jetë trajner i spikatur, 100%. Dikur, Xavi ishte udhëheqës si lojtar, ashtu si Guardiola në karrierën e tij si futbollist.

Ai ishte shumë i zgjuar, duke e ditur se çfarë duhet bërë në çdo kohë. Xavi e lexonte lojën në mënyrë të përkryer dhe këta janë lloji i djemve, që bëhen trajnerë të mëdhenj”.

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Delo.autor

“EURO 2020″/ Drithërima në portën holandeze, shikoni si Barak shpërdoron një shans të artë (VIDEO)

Delo.autor

HIRUSHJA ANGLEZE/ Wolves mposht edhe Newcastle, ngjitet në 10-shen e parë

Isa.Autor

Leave a Comment