I pakategorizuar

FLET ISH SHOKU I EKIPIT/ Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona, sipas ish-shokut të tij, Martin Montoya. Superstari i PSG-së u largua nga “Camp Nou” verën e vitit 2017, duke u bashkuar me gjigandët francezë për një marrëveshje të madhe prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, spekulimet e kanë lidhur atë vazhdimisht me një ribashkim me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, me të cilët krijoi tridentin e tmerrshëm “MSN”. Forma e shkëlqyeshme e Neymar ka vazhduar edhe në Francë, duke shënuar 40 gola në vetëm 44 ndeshje me PSG dhe dhënë 22 asiste.

Montoya, megjithatë, mendon se braziliani, me të cilin ai kaloi tri vite (2013-2016), do të kërkojë shansin për t’u kthyer në “Camp Nou”. “Nuk e di, mendoj se është e vështirë të bëhet,– tha Montoya për “Goal”, kur u pyet për një kthim të mundshëm të Neymar.

– PSG është, gjithashtu, një ekip i shkëlqyer. Nuk mendoj se do ta lënë të largohet lehtë. PSG pagoi një shumë të madhe parash për të. Unë nuk mendoj se Barcelona do të paguante të njëjtin çmim për ta kthyer. Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona, sepse atje ishte shumë i kënaqur dhe kaloi tri vite mbresëlënëse në klubin katalanas.

Ai kishte një lidhje të shkëlqyeshme me Luis Suarez dhe Messin. Pavarësisht dëshirës së tij, mendoj se është shumë e vështirë që Neymar të kthehet te Barça”.

Related posts

DO TË LARGOHET NGA LIVERPOOL NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushorin e kërkojnë katër klube të Premier, ja emrat

Delo.autor

DUELI I “TITANËVE”/ Ramos pa fjalë për derbin e Madridit

Isa.Autor

DERBI MADRILEN/ Ja 5 pyetjet që kanë pushtuar stadiumin Santiago Bernabeu

Isa.Autor

Leave a Comment