Futboll Sport

“BETEJA” NAPOLI-PSG /Ja statistikat dhe kuriozitetet e “finales” së grupit C

Napoli ka 5 pikë në grup, ndërsa PSG ka grumbulluar 4 të tilla. Ndeshja e katërt e grupit C të Ligës së Kampionëve mes tyre, e cila do të luhet nesër mbrëma, në orën 21:00, do të thotë shumë se cili, së bashku me Liverpool, është kandidati kryesor për t’u kualifikuar më tej në këtë kompeticion, në fazat me eliminim direkt. Më poshtë po ju njohim me disa statistika dhe kuriozitete nga përballja mes Napolit dhe PSG.

– Napoli nuk ka fituar tri ndeshje kundër PSG në garat europiane. Njëra prej tyre është humbja në shtëpi, në tetor 1992, në kuadrin e Kupës UEFA.

– PSG e mbajti portën të pastër në dy nga tri sfidat kundër Napolit, në garat europiane, duke përfshirë të vetmen e fituar në “San Paolo” (2-0, në tetor 1992).

– Napoli është i pamposhtur në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve (1F, 2B).

– Napoletanët nuk i kanë arritur kurrë katër ndeshje pa humbje në këtë garë.

– PSG ka shënuar të paktën një gol në të gjitha (19) ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Hera e fundit, që francezët mbetën pa gol në një ndeshje ishte humbja 0-1 nga Manchester City, në prill 2016.

– Napoli nuk e ka gjetur golin vetëm në njërën nga 15 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve (0-0, kundër Dinamo Kiev, në nëntor 2016). Skuadra italiane ka shënuar 31 gola në këtë periudhë (15 ndeshjet e fundit të Champions-it), ose mesatarisht 2.1 gola për ndeshje.

– Që nga fillimi i sezonit të kaluar të kompeticionit në fjalë, PSG ka shënuar 37 gola, ose mesatarisht 3.4 gola për ndeshje.

– Lorenzo Insigne ka shënuar në të gjitha (4) ndeshjet e fundit të Napolit në Ligën e Kampionëve, duke pasur një ecuri të tillë më të gjatë se çdo lojtar tjetër në historinë e klubit napolitan në Champions.
– Tetë nga 12 golat e sulmuesit të PSG, Kylian Mbappe, në Ligën e Kampionëve, shënuar në transfertë (66%).

– Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, ka marrë pjesë aktive në 13 gola, në 16 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, falë 8 golave të shënuar ​​dhe 5 asisteve.

– Që nga debutimi i tij në Ligën e Kampionëve, në shtator 2013, Neymar ka shërbyer me më shumë asiste se çdo lojtar tjetër në Champions (19).

Related posts

DRAMA E TALENTIT TË ROMËS/ Futbollisti i Serie A mbyll karrierën 21 vjeç, ja shkaku (FOTO)

Delo.autor

“PA DASHUR TË BËJ POLEMIKA”/ Ansi Agolli: Qarabag ishte superior….

Delo.autor

JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Përcaktohet axhenda, ja kur luhen 5 duelet dhe stadiumet që presin ndeshjet…

Delo.autor

Leave a Comment