– Interi ka fituar vetëm dy nga 11 sfidat kundër Barcelonës në garat europiane, duke i humbur dy më të fundit.
– Barcelona e ka mundur Interin gjashtë herë në garat europiane, por vetëm një herë në “San Siro” (4-2, në shtator 1959, në Kupën e Panairit).
– Interi nuk e ka gjetur golin në gjashtë nga shtatë ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (1F, 2B, 4H), duke shënuar vetëm tre gola në total.
– Barcelona nuk ka fituar katër ndeshje kundër Interit në garat europiane (3B, 1H). Ajo ka humbjen më të fundit ndaj zikaltërve në prill të vitit 2010 (3-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve).
– Interi ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër skuadrave spanjolle (3B, 4H); 3-1 kundër Barcelonës, në prill të vitit 2010.
– Barcelona është e pamposhtur në 11 ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve (9F, 2B) dhe ka mbajtur kryesimin në nëntë prej tyre.
– Vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve përfundoi në barazim (1-1 kundër Trabzonspor, në nëntor 2011), për zikaltrit, të cilët kanë 10 suksese dhe 9 humbje në këtë periudhë.
– Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka marrë pjesë aktive në 10 gola (në paraqitjet e fundit) të 7 ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampionëve (6 gola, 4 asiste).
– Vetëm Edin Dzeko (14) ka tentuar më shumë goditje brenda zonës së penalltisë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi (11) në këtë Ligë Kampionësh.
– Nëse te Barcelona do të mungojë për arsye lëndimi Lionel Messi, duke i përjashtuar golat e tij, argjentinasi ka shënuar 9 nga 13 golat e fundit të ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.