Futboll Seria A Sport

GATTUSO NUK TREMBET/ Higuain i dëmtuar, ky do të jetë protagonisti i MILANIT

Pas dëmtimit të Gonzalo Higuain në ndeshjen e mbrëmshme me Udinese, kontrollin në ndeshjet ndaj Betis dhe Juventus, do ta marrë Patrick Cutrone.

Pas ndeshjes për mikrofonin e Sky Sport ,Gattuso rreth dëmtimit të Higuain ka thënë: “Si fillim menduam që ishte thjesht një goditje, por filloi të ndjente therje. Duhet të mos harrojmë se është operuar para 7-8 vitesh. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze.”

E ndërsa priten rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të Pipitës, Gattuso duhet të studiojë sesi do të mbulojë mungesën e numrit 9 dhe duhet ta bëjë shpejt pasi do të përballet me Betis këtë të enjte ndërsa të dielën do të presë në shtëpi Juventusin.

Në këtë situatë trajneri ka kryqëzuar gishtat që të paktën të rikthehet Calhanoglu dhe Bonaventura, që së bashku me Suson të japin asiste për Patrick cutrone, talentin e Milanit që ka realizuar disa paraqitje të mira me Milanin.

Është ai që do të drejtojë sulmin e Milanit në këto ndeshje delikate duke dhënë në fushë dëshirën e tij për t’u gjendur në vendin e duhur në kohën e duhur.

Related posts

“15 GOLA NË 6 NDESHJE”/ Lukaku gjen arsyen pse nuk po shënon më si…

Isa.Autor

FLET PËR TË SHKUARËN E TIJ NË LONDËR/ Morata: Nuk dua të rikthehem te Chelsea…

Delo.autor

Heroi i Botërorit të vetëm anglez mund të jetë… gjerman. Zbuloni detajet…

Sadik.Autor

Leave a Comment