Futboll Sport

E BUJSHME/ Dridhet stoli i Low, trajneri i njohur projektohet në krye të Gjermanisë

Tomas Tuhel u largua papritur nga skuadra e Parisit e cila shkëputi marrëdhëniet me trajnerin gjerman në ditën e Krishtlindjeve duke lënë shumë njerëz “gojëhapur”. Mediat gjermane shkruajnë se për të ka shumë klube në garë.

Borusia e Dortmundit dhe disa klube nga Anglia janë në ndjekje të ngjarjeve rreth trajnerit. Ndërkohë në orët e fundit zërat për të drejtuar kombëtaren gjermane pas Europianit janë shtuar shumë. Në Gjermani janë të sigurt që Joakim Lëv do të largohet në verë dhe vendin e tij me shumë mundësi do të zërë Tuhel i cili edhe më parë është konsideruar si një kandidat për të drejtuar “Pancerat”.

Federata gjermane mësohet të ketë kontaktuar trajnerin gjerman edhe pse kjo mbetet ende për t’u konfirmuar pasi për momentin javë vetëm spekulime mediatike.

Related posts

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje, policia britanike nis hetimet

Sadik.Autor

LIVE/ Fillon ndeshja në Krujë, Kastrioti dhe Luftëtari në “luftë” për SHPËTIM

Isa.Autor

Guardiola karikon lojtarët: Kalendari i muajit prill është i çmendur…

Delo.autor

Leave a Comment