Futboll Seria A Sport

MUNDI I VETËM REALIN/ Ja se si 10 vite më parë i gjithë Madridi duartrokiste Del Pieron (VIDEO)

5 nëntor 2008, Reali i Madridit priste Juventusin në ndeshjen e katërt të grupit H në Ligën e Kampioneve. Ndeshjen e parë mes tyre, Juventusi kishte fituar me shifrat 2-1, falë golave të Del Pieros dhe Amaurit.

Në “Santiago Bernabeu”, në takimin e kthimit, ndodh edhe çudia më e madhe. Juventusi fitoi 0-2, dhe Del Piero shënon të dy golat. Një goditje dënimi, specialitet i “Pinturikios”, dhe më pas një kthesë me të majtën nga brenda zone, që shtang Kasijasin.

Juvja mposht Realin edhe brenda në Madrid, por ajo që do të mbetet më shumë gjatë në kujtesën e të gjithë tifozëve të futbollit, është ai nderim për Del Pieron, kur zëvendësohej në minutën e 93-të. I gjithë stadiumi në këmbë.

“Kujtimi më i bukur që kam si rival jashtë fushe, mbetet padyshim nderimi në Santiago Bernabeu pas dygolëshit ndaj Realit. Përjetova një nga kënaqësitë më të mëdha në t ëgjithë jetën, i gjithë ai stadium, në këmbë për mua.” – thotë pas asaj ndeshje Alesandro Del Piero.

REAL MADRID – JUVENTUS 0-2

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Roma-Juventus. Rezultati 1-2

Delo.autor

UDINESE 0-1 MILAN/ Mbyllet pjesa e parë, por shihni këto statistika të ‘çmendura’

Q.Autor

FOTO/ Everton – Manchester United, pjesa e parë mbyllet barazim pa gola

Q.Autor

Leave a Comment