Futboll Sport

SUPER “YJET” E FUTBOLLIT/ Ja kush janë lojtarët më të shtrenjtë, Mbappe surpriza mes emrave “Big”

Observatori i Futbollit (CIES) ka bërë publik vlerësimin e fundit për vlerën e transferimeve të lojtarëve. Lojtari më i shtrenjtë i cili kryeson listën është ylli francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Ai vazhdon të shkëlqejë edhe pse është ende në një moshë relativisht të re dhe nuk ka mbushur akoma 20 vjeç. Kampioni i Kupës së Botës është  vlerësuar 126 milionë euro.

Vlen të theksohet se 10 futbollistët më të shtrenjtë, janë kryesisht sulmuesit që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre. Harry Kane, Neymar, Mohamed Salah e Philippe Coutinho, të cilët e mbyllin pesëshen më të mirë.

Ndër dhjetë mbrojtësit anësorë më të vlefshëm në botë, Elseid Hysaj renditet i shtati. Argjentiansi Lionel Messi është i gjashti, ndërsa Ronaldo nuk renditet fare në top 15. Nga Juventusi është Paolo Dybala që vlerësohet si i 11-ti me 115 milionë euro.

Related posts

​Liverpooli në epërsi, ka shënuar Dejan Lovren me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-KASTRIOTI/ Pas kombinimeve spektakolare, Hakaj ndëshkon “Krutanët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

KËSHILLON MANCHESTER UNITED/ Owen: Merre këtë sulmues, do të jetë Rooney i ri për 10 vitet e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment