Futboll Shqipëri Sport

NDESHJA KAMZA-TEUTA / Fillim i vrullshëm, vendasit në avantazh me Bonanin

Sebino Plaku do të jetë në stolin e rezervave sot për ndeshjen e rëndësishme të Kamzës kundër Teutës. Megjithatë, sulmuesi nuk është ende në formën më të mirë ndaj është preferuar të qëndrojë në stol për këtë duel, ku dëmtimet e njëpasnjëshme kanë sjellë një ndryshim të madh në radhët e skuadrës së drejtuar nga Klodian Duro.

Mbrojtja është improvizuar tërëI risisht, me italianin Bonani që zbret në fushë nga minuat e parë si qendërmbrojtës, ndërsa edhe në sulm do të luajë titullar Majkëll Peçi.

Sa i përket Teutës, Shkëmbi nuk preferon të bëjë rotacion ndonëse luhet në mesjavë dhe ka aktivizuar nga minuta e parë të njëjtin rreshtim si në ndeshjen e mëparshme, me Kallakun që vepron pas krahëve të dyshes Latif-Progni.

MINUTË PAS MINUTE

26’ Zisi vë në provë reflekset e Hidit pas një aksioni të shpejtë nga e majta, gardiani përgjigjet në pozicion dhe ruan portën nga goli i dytë.

17′ GOOOL Kamza, shënon Bonani. Goditje dënimi e Mehmetit, Hidi grushton por Bonani kthen sferën drejt rrjetës pasi ndjek aksionin.. 

13’ Edhe Peçi gjen hapësirën për të gjuajtur pranë portës, por tentativa e tij nuk arrin të kalojë portierin  e durrsakëve.

11’ Fukui është i pari nga radhët e Kamzës që vë në provë reflekset e Hidit, i cili ndal goditjen e tij.

4’ Edhe Osmani provon nga distanca pa shqetësuar Avdylin që shoqëron topin jashtë kuadratit.

2’ Shkalla provon me një goditje të shpejtë pas një harkimi në zonë, por nuk gjen kuadratin.

1’ Fillon ndeshja në Kamëz.

KAMZA-TEUTA  1-0
17′ Bonani

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Fukui, Zisi, Malaj, Mehmeti, Roloviç, Peçi.

Trajner: K. Duro

Teuta: Hidi, Gjeorgjievski, Bici, Shkalla, Beqja, Sidibe, Osmani, Avdyli, Kallaku, Latif, Progni.
Trajner: B. Shkëmbi

Related posts

Lojtari i Liverpool “tregon muskujt”: Kam lindur të ndaloj Ronaldon dhe të fitoj…

Sadik.Autor

Palermo gjobitet 10,000 € për një akullore

Q.Autor

“EURO 2020″/ “Grupi i ferrit” jashtë, rruga për në finale e Anglisë është… autostradë

Delo.autor

Leave a Comment