Futboll Shqipëri Sport

SFIDA KASTRIOTI-PARTIZANI / Partizani në avantazh, shënon Bardhi (VIDEO)

Partizani i vendit të dytë dëshiron të vazhdojë ecurinë e ndeshjeve të deritanishme dhe për këtë arsye sfida kundër Kastriotit të vendit të fundit është nga ato ku nuk i lejohet të humbasë përqendrimin.

Megjithatë, trajneri Gega ka bërë disa ndryshime ne formacionin e skuadrës së tij ku mungesën e Atandës në qendër e mbulon Gojkoviç, i cili ka mundësi të tregoj vlerat e tij. Ndërkohë, bie në sy aktivizimi nga minuta e parë në mesfushë i të riut Kote i cili po fiton gjithnjë e më shumë minuta te të kuqtë.

Ndërkohë, te vendasit trajneri Stavri Nica nuk heq dorë nga rreshtimi sulmues, ndërsa bie në sy se ka ndryshuar shumë nga emrat që luanin zakonisht titullarë në periudhën kur ekipi drejtohej nag Plori. Tekniku i ka dhënë më shumë shtysë para ekipit me aktivizimin e Okebugvu në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Bardhi-Marku-Atsina.

MINUTË PAS MINUTE

32’ Partizani nuk arrin të shfrytëzojë një goditje nga këndi, që zuri të papërgatitur vendasit. Asani luan shkurt me Ibrahimin, i cili ia rikthen pasimin. Numri 10 i të kuqve kroson, por goditja e Belicës është e pakoordinuar mirë

27’ Mundësi e mirë për Kastriotin nga një goditje dënimi pranë zonës, por ekzekutimi është për tu harruar. Të besuarit e Nicës kërkojnë ende gjuajtjen e parë në portë

24’ Një nga daljet e pakta të Kastriotit. Vendasit kërkojnë të shtyjnë nga krahu i majtë, por Ibrahimi ndal gjithçka

22’ Asani kërkon të bëjë gjithçka vetë, spostohet nga e djathta në qendër, por goditja e tij me të majtën shkon shumë larg portës së Kukës

20’ Goooool Partizani! Shënon Bardhi! 

Një pakujdesi në mbrojtjen krutane bën që sulmuesi Bardhi të përfitojë mjaft mirë dhe të ndëshkojë vendasit, duke kaluar Partizanin në avantazh. Djemve të Gegës iu deshën 20 minuta dhe një pakujdesi e portierit Kuka që të gjenin rrugën e rrjetës

14’ Bardhi ka mundësinë të kalojë Partizanin në avantazh, por goditja e tij me kokë shkon jashtë

10′ Goditje dënimi për Partizanin në hyrje të zonës. “Demat” më kërkues drejt portës vendase, por Kastrioti mbrohet mirë

1’ Fillon ndeshja në Fushë-Krujë me shkelmimin nga qendra.

KASTRIOTI-PARTIZANI 0-0

Kastrioti: Kuka, Husein, Domgjoni, Çela, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugvu, Bardhi, Marku, Atsina.

Trajner: S. Nica

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Kote, Mala, Bardhi.

Related posts

E FRIKSHME/ Ndërhyrja e rëndë e CAVANIT ndaj NEYMAR shkakton polemika (VIDEO)

Isa.Autor

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ REALI në “hall”: Madrilenët dërgojnë “spiunë” në Romë

Isa.Autor

RIKTHEHET ÇËSHTJA MODRIC/ Inter përgatitet sërish për…

Isa.Autor

Leave a Comment