Futboll Seria A Sport

GATTUSO NË FESTË/ Dhurata e Ivan Gazidis: Ja “YLLI” I ARSENALIT që pritet të firmosi me MILANIN

Arsene Wenger nuk do të zërë vendin e Gennaro Gattusos. Eshtë i sigurt “The Guardian”, që shprehet se drejtuesit e klubit kuqezi, Elliott, janë të kënaqur me trajnerin aktual dhe nuk do të marrin francezin, përpos zërave.

Sakaq, Ivan Gazdisi, ish-drejtuesi i Arsenalit, që në Milano do të nisë punën zyrtarisht në datën 1 dhjetor, ka nisur edhe të mendojë për merkaton, edhe pse nuk është pjesë që i përket. “The Guardian” shkruan se dhurata e tij e parë do të vijë nga ish-klubi londinez.

Po flasim për Aaron Ramsey, kontrata e të cilit skadon në qeshor dhe nuk do të rinovojë. Ai do të transferohet kuqezi duke nisur nga sezoni i ardhshëm, me parametra zero dhe vetëm komisione për agjentët.

 

Related posts

SHËNOI SUPERGOL/ Tifozët e Lyon po çmenden për Xherdan Shaqirin (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E KOSOVËS/ Ballkani, Ferizaj e Dukagjini në gjysmëfinale

F.autor

BETIS “SHPËRFILL” MESSIN/ Barça humb ndeshjen dhe yllin e mesfushës

Isa.Autor

Leave a Comment