Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini janë skuadrat që janë të sigurt në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, teksa skuadra e fundit do të mësohet nesër në përballjen e Llapi-Malishevës. Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 2:1 ndaj Gjilanit në çerekfinale. Bleart Tolaj kaloi vendasit në minutat e 13-të, ndërsa Geralb Smajli dyfishoi në minutat e 40-të. Ndërkaq, golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Senad Jaroviq, në minutat e 71-të. Kësisoj, Ballkani krahasuar me titullin, të bëjë edhe garën për kupë. Fitore në shtëpi shënoi edhe Ferizaj, që e mposhti skuadrën e Ligës së Parë, Vushtrrinë, me rezultat 2:0. Epërsia e vendasve erdhi pas një autogoli të portierit të mysafirëve, Marly Prince Heritier Koubassanath, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulos Erion Sadriu nga penalltia në minutat e 75-të. Fitore edhe më bindëse para tifozëve të vet dhe po ashtu ndaj një skuadre të Ligës së Parë realizoi edhe Dukagjini, që e mposhti Feronikelin 74, me shifrat 3:0. Dient Isufi (17′), Altin Mërlaku (39′) dhe Mërgim Pefqeli (72′) realizuan për Dukagjinin, duke ia siguruar kalimin në mes të katër skuadrave më të mira të kësaj gare.
Çerekfinalja
Dukagjini – Feronikeli 74 3:0
Ballkani – Gjilani 2:1
Ferizaj – Vushtrria 2:0
Llapi – Malishevë, të enjten
