Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Armiqtë e Malcom tek Barça, zbulohen 5 yjet që kërkojnë largimin e tij

Ka qenë një mbrëmje ëndrrash për Malcom në “Giuseppe Meazza”. Braziliani i harruar nga Valverde pati mundësinë të debutonte në Champions League me Barcelonën dhe, për më tepër, të shënonte golin e parë.

Ish-lojtarit të Bordeaux iu deshën dy minuta për të treguar pse Barça nënshkroi me të. Në këtë rast, bëri më shumë sesa Dembele bëri gjatë gjithë ndeshjes. Për më tepër, goli i tij, erdhi me një dedikim për trajnerin e katalanasve: dua të luaj më shumë.

Malcom, i cili shpërtheu në lot pasi shënoi, nuk ka patur një fillim të mirë te “blaugranat”. Pjesën më të madhe të kohës te Barça e ka kaluar në tribunë dhe janë të shumtë zërat që flasin për një largim të tijin në janar.

Sipas shtypi spanjoll, një listë prej 5 lojtarësh i kanë kërkuar dhe vazhdojnë t’i kërkojnë Valverdes të mos e aktivizojë. Messi, Luis Suarez, Pique, Rakitic dhe Sergio Busquets.

Motivi? Si fillim, mendojnë se ka nevojë për një kohë të gjatë për t’u përshtatur me lojën. E tregoi në ndeshjen kundër Cultural Leonesa se nuk mund të jetë titullar. Për më tepër, ata kërkojnë që të ndihmojë edhe në mbrojtje. Braziliani, as nuk shtyn përpara dhe as nuk mbron, diçka thelbësore në skemën e Barcelonës.

Related posts

LAJMI QË TRONDITI BOTËN/ Ja si ndodhi vdekje e ikonës së futbollit Maradona…

Delo.autor

Skadojnë kontratat, Flamurtari me 4 lojtarë. Vlonjatët “peshkojnë” në Kosovë

Sadik.Autor

Messi makthi i ‘Bernabeut’, 14 gola në fushën e Realit

Q.Autor

Leave a Comment