Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Beckham nuk preferon më futbollin, shpenzon 34 mijë dollarë për…

Duket se futbolli nuk është pasion i të gjithë pjesëtarëve të familjes Beckham. Romeo Beckham, djali i David Beckham, ikonës së futbollit anglez, duket se preferon sportin e tenisit para atë të futbollit. Pasi luajti me ekipet e moshave të Arsenal, Romeo ka vendosur të mos luajë më futboll, por të praktikojë sportin e tenisit.

David dhe Victoria kanë vendosur ta mbështesin këtë dëshirë të djalit të tyre 16-vjeçar dhe duke parë se i kanë mundësi ekonomike kanë vendosur të ndërtojnë një fushe tenisi me bar artificial në vilën e tyre në Los Anxhelos, ku dhe jetojnë. Mësohet se fusha i ka kushtuar ish-futbollistit 34 mijë dollarë, një shumë qesharake për portofolin e Beckham.

Duket se David Beckham beson te talenti i djalit të tij, që dikur është stërvitur edhe me tenistin britanik Andy Murray, ndaj ka vendosur ta mbështesë në sportin e ri, duke ia plotësuar dëshirën e ndërtimit të një fushe për t’u stërvitur.

Related posts

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duhet të marrim maksimumin në dy ndeshjet e fundit

F.autor

FORMULA 1/ Pritja merr fund, Mercedes prezanton makinën e re për “Botërorin 2020” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“NUK E DI NËSE DO TË DUELOJ SËRISH”/ Mike Tyson: Ende s’më kanë paguar për rikthimin tim në ring

Delo.autor

Leave a Comment