Futboll Seria A

Sturridge i ofrohet Interit, zikaltërit në ‘udhëkryq’

Mediat Britanike raportojnë se Daniel Sturridge i është propozuar Interit me një vlerë transferimi prej 34 milionë eurosh.

Sturridge nuk po gjen hapësira të mjaftueshme nën dreajtim in e Jurgen Klopp kështu që ka vendosur të largohet nga ‘Anfield’.

Sipas Sky Sport, klubi Italian e ka shqyrtuar mundësinë dhe i ka bërë të ditur skuadrës angleze se futbollisti mund të mbërrijë në Itali vetëm në formulën e huazimit.

Gjithsesi ky reagim nga skuadra zikaltër ka ardhur si pasojë e sanskioneve që UEFA ka ndërmarrë ndaj tyre përsa i përket ‘Fair Play’-t Financiar, i cili i detyron zikaltërit të mos bëjnë asnjë blerje deri në fund të sezonit.

Po ashtu Interi nuk është fort i interesuar për lojtarin, pasi pak ditë më parë zyrtarizoi transferimin e Lisandro Lopez, kështu që Sturridge do të kishte një konkurencë mjaft të fortë me Perisic, Icardi dhe Candreva në ekipin e Luciano Spallettit. /AlpeNews.al/

Related posts

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF/ Ja cilët janë lojtarët që preken

Sadik.Autor

Këshilli i qytetit të Barcelonës jep dritën jeshile për rindërtimin e Camp Nou

Sadik.Autor

KRITIKAT E PANUMËRTA/ Pas 18 minutash lojë, Maguire i jep avantazhin Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment