Basketball Të tjera

Golden State dominon në Perëndim, fitojnë Oklahoma e Spurs

Golden State vijon të marshojë në NBA, duke qenë skuadra më e mirë, çka e konfirmoi edhe sot në fitoren 119-112 ndaj Chicago. Një ndeshje e mirë e miqve, ku u dalluan Thompson me 38 pikë e Curry me 30, duke bërë diferencën në parket. Ky është suksesi i 38-të sezonal për Warriors, që janë shkëputur ndjeshëm në renditje në Perëndim. Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 100-95 Brooklyn, duke qëndruar në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga Spurs, që në fund rrezikuan humbjen. Aldridge e mbylli me 34 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 25. Fitore “in extremis” arriti skuadra e Atlantës, që mundi 94-93 New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe dramatike në sekondat e fundit. Bazemore realizoi 20 pikë e Collins 28, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Holiday për miqtë.

Nga ndeshja Chicago-Cleveland

Skuadra e Clippers, falë 20 pikëve e 12 rebaund të Griffin, fitoi 109-104 ndaj Denver, ndeshje me rivalitet deri në fund, ndërsa Miami mundi 106-101 Milwaukee, duke përmbysur shifrat në sekondat e fundit falë 27 pikëve e 13 rebaund të Whiteside (suksesi i 27-të sezonal). Memphis fitoi 105-99 ndaj New York, ndeshje e dominuar nga basketbollistët vendas, me Evans që realizoi 23 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Green me 18 pikë e 13 rebaund. Fiton edhe skuadra kanadeze e Torontos, që mposhti 96-91 Detroit, ndeshje e dominuar nga vendasit (Miles 21 pikë). Ngjit shkallët në renditje skuadra e Oklahomës, që mposhti 114-90 Lakers, ndeshje e dominuar nga Thunder, me Anthony që realizoi 27 pikë, Adams 21 pikë e 10 rebaund e Westbrook 19 pikë. Utah Jazz, falë 34 pikëve të Mitchell dhe 25 të Hood mundi 120-105 Sacramento.

Nga nje ndeshje e NBA-se

REZULTATET E SOTME

Charlotte – Washington, 133-109

Atlanta – New Orleans, 94-93

Brooklyn – San Antonio, 95-100

Toronto – Detroit, 96-91

Chicago – Golden State, 112-119

Memphis – New York, 105-99

Milwaukee – Miami, 101-106

Oklahoma – Lakers, 114-90

Sacramento – Utah Jazz, 105-120

Clippers – Denver, 109-104

Related posts

FANTASTIK FERIT KETA/ Luftëtari shqiptar shpallet kampion bote në kikboks

Delo.autor

SKANDAL/ Rezultoi pozitiv në testin antidoping, pezullohet një tjetër peshngritës shqiptar…

Delo.autor

NBA/ Fitorja ndal Lakers nuk shpëton trajnerin e Minnesota

Delo.autor

Leave a Comment