Europa League Futboll Sport

NDESHJET E EUROPA LEAGUE/ Skuadrat “big” kërkojnë kualifikimin që sot, nuk mungojnë shqiptarët

Do të luhen ndeshjet e raundit të katërt të Europa League dhe disa skuadra mund të sigurojnë kualifikimin që sot, edhe pse janë 2 ndeshje për tu luajtur pasi të mbyllen takimet e sotme.

Do të zbresë Fenerbaçe kundër Anderlehtit, me këta të fundit që nuk i kanë besuar sërish mesfushorit shqiptar, Kristal Abazaj.

Në orën 18:55, në fushë do të zbresin gjigantët e Çelsit dhe Seviljas, por sfida kryesore e këtij orari është padiskutim ajo mes Lacios dhe Marsejës. Skuadra laciale, ku bën pjesë dhe Strakosha, do të synojnë të hakmerren ndaj finalistëve të sezonit të shkuar, pas asaj humbjeje në Francë.

Ndërsa në mbrëmje, Arsenal-Sporting Lisbonë është sfida për tu ndjekur, me “Topçinjtë” që do të synojnë kualifikimin për në raundin tjetër, mjafton të shmangin humbjen përbalë gjigantëve portugezë.

Related posts

ZYRTARE/ Norvegjezi rinovon kontratën me Manchester Cityn, qëndron deri në vitin 2029

F.autor

ACAROHET SITUATA MES PALËVE/ Tallje e shëmtuar, ylli i Marseille kapet keq me Neymar (FOTO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Lazio – Napoli, shënohet një GOL I RRALLË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment