Futboll Sport

SOUTHGATE PUBLIKON LISTËN E ANGLISË/ Kthimi i legjendës dhe hera e parë e 26-vjeçarit (FORMACIONI)

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e ardhshme që “Tre Luanët” do të luajnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë. E para do të jetë një miqësore dhe do të luhet më 15 tetor. E dyta do të jetë e vlefshme për Nations League dhe do të luhet tri ditë më mbrapa.

Emri surprizë i listës është ai i Callum Wilson. Për sulmuesin 26-vjeçar të Bournemouth bëhet fjalë për grumbullimin e parë me kombëtaren. 7 golat e shënuar në 13 ndeshjet e luajtura në këtë sezon duket se kanë bindur Southgate, i cili ka punuar me lojtarin më parë në përfaqësuesen Under-21.

Wilson është bërë vetëm lojtari i tretë në historinë e Bournemouth që është thirrur nga kombëtarja pas Jemain Defoe dhe Lewis Cook. Gjatë ndeshjes së fundit të luajtur në kampionat kundër Manchester United, ai ka shënuar golin e tij numër 50 me kuqezinjtë në të gjitha kompeticionet.

Pjesë e kombëtares do të jetë edhe legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për miqësoren që “Tre Luanët” do të luajnë kundër Amerikës.

England

✔@England

All set for our final games of 2018! 💪

See who’s in the squad for our @FoundationWR international against the USA and clash with Croatia: http://the-fa.com/kSct3i 

England squad named for Wembley double-header

Related posts

NË PRAG “EL CLASICO”-S/ Jordi Alba këshillon rivalin: Ai nuk mund të krahasohet me…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Kryevepra e bomberit Cikalleshit nga distanca, shikoni reagimin epik të portierit çek (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Ish-presidenti i “Kokëkuqes”: Ferrari dështoi totalisht në sezonin 2020, një skuadër e çorganizuar

Delo.autor

Leave a Comment