Futboll La Liga Sport

REAGIMI I LOJTARIT / Gjesti i Asensio-s mund të ketë pasoja

Marco Asensio nuk e priti shumë mirë mungesën e tij kundër Victoria Plzen. Spanjolli priste të ishte në lojë dhe të fitonte besimin kundër një rivali shumë më inferior ndaj Real Madrid.

Jo vetëm që nuk luajti nga fillimi, por iu desh ta shihte të gjithë ndeshjen nga stoli. Para tij, mundën të luanin Isco, Vinicius Jr dhe Javi Sanchez, lojtarë i Castilla-s, i thirrur nga Solari.

Fytyra e spanjollit tregonte gjithçka. Ish lojtari i Mallorca-s nuk donte t’ia dinte për asgjë në fund të ndeshjes, shkoi direkt në dhomat e zhveshjes dhe nga aty drejt autobusit, pa folur me askënd.

Zemërimi i Asensio ishte i madh dhe kjo u vu në dukje. Një gjest që nuk i pëlqeu shumë Solari-t, i cili nuk e priti mire dhe që mund të sjellë pasoja për Marcon. Një përjashtim tjetër, për shembull.

Related posts

LUFTËTARI NË ANKTH PËR MBROJTËSIN DEMO/ Kalluci kundër trajnerit: I dënon lojtarët për një gabim…

Delo.autor

“NJERËZIT NË BOTË PO VDESIN, NE LUAJMË FUTBOLL”/ Shpërthen trajneri i klubit të Premier League

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pjanic transferohet te Barcelona. Klauzola e “çmendur” dhe detajet e operacionit

Delo.autor

Leave a Comment