Futboll Premier League Sport

PROBLEMET SI NDALEN TOTTENHAM/ Ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

 Mousa Dembele mund të qëndrojë larg fushave deri më 2019 pasi Tottenham ka konfirmuar se belgu ka dëmtuar ligamentet e kaviljes së djathtë.

Dembele pësoi dëmtimin në fitoren 3-2 ndaj Wolves dhe duhet të zëvendësohej pas vetëm shtatë minutave lojë dhe mesa duket nuk do të rikthehet deri vitin tjetër.

Kjo do të thotë se Dembele do të mungojë në derbet e Londrës ndaj Arsenal dhe Chelsea në Premier League.

Pochettino mund t’i japë shansin Victor Wanyama-s, i cili ka luajtur shumë pak kohët e fundit.

Edhe Eric Dier është në dyshim për ndeshjen e së shtunës ndaj Crystal Palace, ndërsa mbrojtësit Jan Vertonhen dhe Danny Rose do të vazhdojnë të mbeten jashtë.

Related posts

THUR ELOZHE PËR YLLIN E KOMBËTARES/ Igli Tare: Ju tregoj lojtarin shqiptar që më intrigon më tepër…

Delo.autor

RRËFEN PËR SHOKËT E SKUADRËS/ Rrahmani: Është tek Napoli prej vitesh, një privilegj të luaj me atë

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Kumbulla: Na mungoi Gjimshiti, më vjen shumë keq për tifozët që…

Delo.autor

Leave a Comment